Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për pension të moshës dhe pension të veteranit

Avokati Nazmi Sallahi ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim që, sipas tij, ua njeh veteranëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës të drejtën për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin e moshës, si dhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjes së veteranit.

Sallahi për “Zërin” ka thënë se deri tani veteranëve u është mohuar padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit bazë dhe atij kontributdhënës.

Sipas tij, pensioni i veteranit përfaqëson njohjen e sakrificës dhe kontributit gjatë luftës çlirimtare dhe nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i pensioneve që burojnë nga mosha ose kontributet e paguara gjatë punës.

Ai ka theksuar se ndalimi i përfitimit të dy pensioneve bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara, duke shtuar se çdo kufizim i tillë duhet të mbështetet në bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore.

“Veteranët e UÇK-së nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë vetëm respektimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të së drejtave të fituara. Sakrifica për lirinë e vendit nuk mund të shndërrohet në arsye për t’u kufizuar të drejtat që burojnë nga puna, kontributi dhe rendi juridik i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sallahi. 

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara