Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë, një person të dyshuar për “mashtrim”.
I arrestuari, bashkë me dy persona të tjerë dyshohet se kanë falsifikuar dokumente për të shitur një parcelë toke në vlerë prej 98 mijë euro.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

