Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Thaçi i drejtohet Kushtetueses në Hagë: “M’u shkelën të drejtat themelore të njeriut”

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke pretenduar shkelje të të drejtave themelore të njeriut në kuadër të rastit të dytë për pengim të drejtësisë.

Në parashtresë thuhet se Thaçit i janë cenuar të drejtat kushtetuese përmes një sërë vendimesh që, sipas mbrojtjes, janë marrë nga gjyqtarë të caktuar në mënyrë të paligjshme. Për pasojë, kryetarja e Gjykatës Speciale ka caktuar panelin e gjyqtarëve të Kushtetueses që do ta shqyrtojnë ankesën.

Avokatët theksojnë se në këtë rast janë autorizuar masa të rënda procedurale, përfshirë regjistrimin e fshehtë të vizitave dhe telefonatave të Thaçit në qendrën e paraburgimit, sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të tij, ndalimin e përsëritur dhe vazhdimin e paraburgimit, si dhe kufizime për vizitorët personalë. Sipas tyre, këto masa janë miratuar në kuadër të procedurave penale të ngritura nga Prokuroria Speciale, ndonëse gjyqtarët përkatës nuk ishin caktuar në përputhje me ligjin.

Mbrojtja vlerëson se shkeljet e pretenduara nuk mund të korrigjohen në një fazë të mëvonshme të procesit dhe se ato e kanë njollosur tërësisht procedurën. Sipas parashtresës, çështja është ndërtuar kryesisht mbi prova të siguruara në kundërshtim me Ligjin e Dhomave të Specializuara, pasi janë autorizuar nga gjyqtarë që nuk janë emëruar në mënyrë të rregullt.

Në ankesë theksohet po ashtu se aktakuza nuk është konfirmuar në përputhje me ligjin dhe se kjo pavlefshmëri, sipas mbrojtjes, mund të korrigjohet vetëm përmes një vendimi të ri nga një gjyqtar i procedurës paraprake i caktuar ligjërisht.

Një pjesë e veçantë e parashtresës i kushtohet të drejtës për privatësi. Avokatët pretendojnë se, përmes urdhrave gjyqësorë, janë incizuar fshehtas bisedat private të Thaçit dhe është mundësuar qasja e Prokurorisë Speciale në këto komunikime, si dhe në të dhënat personale të nxjerra nga pajisjet e tij elektronike, përfshirë korrespondencën dhe shkrimet private.

Mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatojë shkeljen e të drejtave të njeriut, të vlerësojë se urdhrat për incizimin e bisedave dhe sekuestrimin e pajisjeve kanë cenuar privatësinë e Thaçit dhe se, si pasojë e këtyre shkeljeve, aktakuza është e dëmtuar në themel.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara