Tragjedi në Zvicër: Gjendet i pajetë 5-vjeçari  Tian Rahimi

Pas katër ditësh nga zhdukja dhe tri ditësh kërkime intensive, është gjetur i pajetë 5-vjeçari shqiptar Tian Rahimi, me prejardhje nga Kumanova. Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar për albinfo.ch nga vullnetarët e angazhuar në operacionin e kërkimit përcjell agjencia e lajmeve INA.

Tiani ishte zhdukur të shtunën në lumin Reuss, pranë lokalitetit Muhlau në Zvicër, pas një aksidenti që familja e tij kishte pësuar gjatë lundrimit me një gomone.

Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të dilnin në breg duke notuar, ndërsa vogëlushi 5-vjeçar u zhduk në ujërat e lumit dhe që nga ajo ditë po kërkohej intensivisht.

Në operacionin e gjerë të kërkimit u angazhuan patrulla policore, dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikës dhe zhytës të policisë, të cilët për disa ditë me radhë zhvilluan kërkime të pandërprera.

Fatkeqësisht, përpjekjet për ta gjetur të gjallë përfunduan tragjikisht, ndërsa lajmi për vdekjen e Tianit ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin shqiptar.

Ngushëllime familjes Rahimi për këtë humbje të rëndë.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara