Turqia mposht SHBA-në në dramë, por eliminohet nga Kupa e Botës

Turqia e ka mbyllur me fitore dramatike ndeshjen e fundit në Grupin D të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 3-2.

Takimi i zhvilluar në Los Angeles nisi më mirë për amerikanët, të cilët kaluan herët në epërsi. Megjithatë, Turqia reagoi gjatë pjesës së parë dhe arriti ta kthente rezultatin në favor të saj.

Në pjesën e dytë, SHBA-ja u rikthye në lojë duke barazuar shifrat, por fundi i takimit solli emocione të mëdha. Në minutat shtesë, Kaan Ayhan realizoi golin vendimtar për fitoren 3-2 të Turqisë.

Pavarësisht këtij triumfi, Turqia nuk arriti të vazhdojë më tej në garë, pasi e përfundoi grupin në pozitën e fundit. Në anën tjetër, SHBA-ja siguroi vendin e parë në Grupin D dhe kalimin në fazën eliminatore.

Kjo fitore mbetet një rezultat prestigji për Turqinë, por jo e mjaftueshme për të shmangur eliminimin nga Botërori.

Burimi: Sinjali

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara