Reshitaj: Ballkani dhe Ylli po bëhen gati për rrugëtime të reja kampionale

Gazetari Kushtrim Reshitaj ka shkruar për dy klubet më të njohura të Suharekës, FC Ballkanin dhe KB Golden Eagle Yllin, duke vlerësuar se të dyja po hyjnë në një fazë të re ambicioze.

Sipas tij, FC Ballkani tashmë është në përgatitje për kampanjën europiane, e cila pritet të nisë së shpejti. Reshitaj e sheh rikthimin e kapitenit Edvin Kuç si një zhvillim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për fushën e lojës, por edhe për atmosferën dhe balancën brenda grupit.

Ai ka vlerësuar edhe angazhimin e kryesisë së klubit për ta riformatuar skuadrën, duke theksuar se drejtuesit e Ballkanit vazhdojnë të kërkojnë rrugë të reja për rikthimin e sukseseve.

Në anën tjetër, Reshitaj ka folur edhe për KB Golden Eagle Yllin, duke theksuar se klubi nuk është ndalur pavarësisht një edicioni që nuk solli rezultatet e pritura.

Emërimi i trajnerit Rami Hadar, ruajtja e boshtit të skuadrës dhe puna për prurje të reja e cilësore, sipas tij, janë sinjale se Ylli po përgatitet seriozisht për sezonin e ardhshëm.

“Është fat i madh që këto klube janë në duar të tilla e të sigurta”, ka shkruar Reshitaj, duke paralajmëruar një periudhë të nxehtë sportive për Suharekën.

Ai ka shtuar se, si çdo herë, do të jetë pranë këtyre klubeve në forma të ndryshme, duke dhënë kontributin e tij aty ku mundet profesionalisht.

“Bëhuni gati bashkëvendasë, vera e nxehtë do të pasohet me vjeshtë e dimër përvëlues, kurse pranvera ka me qenë shpërthyese”, ka shkruar ndër të tjera Reshitaj.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara