Xhaka pas eliminimit nga Argjentina: Gjyqtari e ndryshoi lojën

Zvicra është eliminuar nga Argjentina pas vazhdimeve, në një ndeshje dramatike ku vendimi për përjashtimin e Brel Embolos me karton të kuq ka shkaktuar shumë reagime.

Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si përfundoi sfida, duke thënë se ekipi i tij kishte luajtur shumë mirë dhe kishte ende shumë për të dhënë.

“Është vështirë të gjenden fjalët e duhura pas ndeshjes. Është shumë e hidhur për ne. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe kam ndier se kemi edhe më shumë për të dhënë. Por, për fat të keq, ky është futbolli”, ka deklaruar Xhaka.

Ai ka folur edhe për vendimin e gjyqtarit, i cili sipas tij ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes.

“Ishte vendim i rëndësishëm që plotësisht ndryshoi lojën. Dhemb shumë. Rregullat janë rregulla, nuk mund t’i ndryshojmë ato. Por me këtë vendim, gjyqtari e ndryshoi lojën. Ky është opinioni im”, ka thënë kapiteni i Zvicrës.

Xhaka ka treguar se atmosfera në zhveshtoren e Zvicrës pas ndeshjes ishte e rëndë, me lojtarët të dëshpëruar për eliminimin.

Sipas tij, Zvicra nuk ishte thjesht kundërshtare e barabartë me Argjentinën, por meritonte më shumë vlerësim për paraqitjen që bëri.

“Mendoj se meritojmë më shumë lëvdata pas një ndeshje si kjo. Kemi luajtur futboll fantastik, kemi shfaqur karakter dhe mentalitet të shkëlqyer”, ka deklaruar Xhaka.

Ai ka shtuar se Argjentina nuk kishte krijuar shumë raste në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Zvicra kishte treguar më shumë energji, besim dhe rrezikshmëri në fushë.

Pavarësisht eliminimit, Xhaka ka thënë se skuadra zvicerane mund të jetë krenare për paraqitjen ndaj kampionëve të botës.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara