Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para

Nëse habiteni se sa shpejt ju mbarohen paratë, mendoni se sa ju kushtojnë zakonet e përditshme.

A shpenzoni 10 apo 15 dollarë për ushqime të shpejta çdo ditë? A vraponi për të blerë diçka që në të vërtet nuk iu nevojitet? A bëni blerje të ndryshme vetëm për të qenë në të njëjtin nivel si miqtë tuaj?

Këto zakone, në dukjet të vogla, mund t’iu ndihmojnë të kurseni qindra madje dhe mijëra para çdo vit.

Ja disa nga gjërat më të mira dhe të thjeshta që njerëzit mund të bëjnë për të kursyer para çdo ditë:

Bëjini punët vetë

Sfidoni veten duke mësuar aftësi të reja dhe duke provuar kënaqësinë e të bërit diçka vet. Punë që realizohen lehtë si: lyerja e shtëpisë me bojë, rregullime të vogla hidraulike, qepje, mirëmbajtje të biçikletës, pjekje, gatim pse jo dhe kopshtari ju ndihmojnë të kurseni dhe njëkohësisht të argëtoheni.

Llogaritni shpenzimet

Është e rëndësishme të dini në fund të çdo muaji se si janë shpenzuar paratë tuaja. Të gjithë bëjmë gabime, kur vjen puna te shpenzimet. Mendoni për faturat, makinën, qeranë, internetin, etj.

Shpenzoni vetëm paratë që keni

Në ditët e sotme është e thjesht të futesh në borxhe dhe të blesh çdo gjë që ti dëshiron. Është e kuptueshme të zotërtoni një kartë krediti për një emergjencë, por mos e shfrytëzoni sa herë që nuk keni para mjaftueshëm. Ruajeni për ditë të vështira dhe shpenzoni vetëm paratë që jeni në gjendje të shpenzoni.

Rrini larg jetës së natës

Besoj e keni dëgjuar shprehjen “Nata është me barrë, s’dihet ç’pjellë.” Dhe kjo është një këshillë shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Nata i bën njerëzit t’i boshatisin xhepat për gjëra të panevojshme, sidomos kur jeni të rinj. Pije, argëtim dhe çmenduri të tjera që në mëngjes ju bëjnë të pendoheni.

Jini të lumtur me ato që keni

Ndihuni të lumtur dhe vlerësoni atë që keni. Mos u ndjeni ziliqar sepse zotërimi i “gjërave” është një garë që askush nuk mund ta fitojë. E mira nuk ka fund! Të mësosh të duash gjërat që ke të bën të ndihesh mirë me veten dhe do të të kursejë shumë para.

Investoni për produktet cilësore

Mos u tregoni dorështrënguar në produktet që ju i përdorni shumë. Sidomos për produktivitet, për shembull: thika, pajisje, krevat, mobilie zyre, etj. Ju duhet vetëm një të krevat me cilësi të mirë, edhe nëse ai kushton, kjo thjesht do të thotë që ju nuk do të shpenzoni për 5 vitet e ardhshme. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja për të identifikuar nëse është janë të vlefshëm. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja për të kuptuar nëse ja vlen të shpenzoni për to.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara