Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

10 muaj burg për inspektorin komunal të ndërtimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se – Departamenti i Krimeve të Rënda [trupi gjykues Xheladin Osmani (kryetar), Ajser Skenderi dhe Fatmir Krasniqi (anëtarë)] ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit   N.M., për shkak se:

ËSHTË FAJTOR

–  Në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar – inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, respektivisht investitorët “………..” me pronar N.K., dhe investitorin “…….” me pronar S.V., në atë mënyrë që nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen Jeta e Re, i  cili objekt ka pasur leje për ndërtimin P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje P+B+8, gjithashtu i akuzuari N.M.,  ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në Prizren ndërtimin edhe të tre (3) kateve shtesë pa leje, ku leja e ndërtimit ka qenë B+P+2 ndërsa është ndërtuar B+P+5, me ç’ rast investitorëve i’ u mundësohet dobi një (1) kat në rastin e I-rë, dhe tre (3) kate në etazhitet të objektit në rastin e II-të

– Kësodore ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni 422 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës. 

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON: 

  • Të akuzuarën N.M., me dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve. 
  • OBLIGOHET i akuzuari N.M., që Komunës së Prizrenit të ia kompensojë dëmin e shkaktuar për dy objektet në shumën prej 21,551,85 euro
  • Të akuzuarit N.M., i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike në afat prej dy (2) viteve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara