Në prag të zgjedhjeve lokale, kandidati për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e AAK-së, Visar Kuqi, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për ekipin e tij në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, të cilën e ka udhëhequr gjatë këtij mandati.
“Nuk është rastësi që mbaj numrin 7 në këto zgjedhje,” – ka thënë Kuqi në postimin e tij – “sepse numri 7 është vetë drejtoria ku pata fatin të punoj me një staf të jashtëzakonshëm, që çdo ditë ka dhënë maksimumin për qytetin tonë.”
Ai ka përmendur me emra të gjithë bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi profesional: Baci Sedat, Nexha, Agron, Albulena, Sinan, Elona, Doruntina, Bajram, Adelina, Vlora, Faton dhe Blerina – duke theksuar se “pa ta, asnjë nga arritjet nuk do të ishte e mundur”.
Ndryshime që ndihen në çdo lagje
Gjatë mandatit të tij si drejtor, Kuqi vlerëson se janë bërë ndryshime që tashmë ndihen në çdo lagje: hapësira publike më të rregullta, projekte për përmirësimin e mjedisit, planifikim më i drejtë urban, dhe vizion afatgjatë për zhvillimin e qytetit.
Ai thekson se ky sukses nuk është individual, por fryt i punës së përbashkët me një ekip që ka qenë i përkushtuar, i palodhur dhe profesional.
Një përvojë që dëshiron ta sjellë në Asamble
Visar Kuqi kandidon me numrin 7 për Asamblenë Komunale të Suharekës dhe shpreh bindjen se përvoja e fituar në drejtori, energjia dhe dashuria për qytetin, do të jenë themel për angazhimin e tij të mëtejshëm:
“Tani këtë përvojë, këtë energji dhe këtë dashuri për qytetin, e sjell edhe përpara qytetarëve – për të vazhduar punën dhe për të bërë Suharekën një vend më të mirë për të gjithë.”

Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

