Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë një shkrim interesant pas dorëheqjes së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Si duket Gashi ka paralajmëruar që një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në LDK, duke thënë:

“Është koha për reflektim dhe përgjegjësi politike.E megjithatë, në horizont po shihet një pjekuri e re politike – një gatishmëri për përgjegjësi dhe guxim për llogaridhënie.”Ai gjithashtu vë në pah mundësinë që mund të votojë edhe për Glauk Konjufcën për kryeminsitër.

Postimi i tij:

Tani ka mbetur edhe një javë afat në dispozicion të mandatarit të ri për të formuar qeverinë.Por realiteti është i qartë: as qeveri nuk po formohet, as zgjidhje për rreziqet buxhetore nuk po ofrohetPozicionet e palëve politike janë ngurtësuar dhe vendi po mbetet në një bllokadë që po e dëmton çdo ditë më shumë.

Është koha për reflektim dhe përgjegjësi politike.E megjithatë, në horizont po shihet një pjekuri e re politike – një gatishmëri për përgjegjësi dhe guxim për llogaridhënie.Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment.

Zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet.Duhet të flasim për programe, jo për përçarje.

Të debatojmë për zhvillim ekonomik, për heqjen e sanksioneve, për integrimin e Kosovës drejt BE-së. Të flasim për drejtësi, për sundim të ligjit, për prokurori që vepron dhe gjykata që japin drejtësi të drejtë e të shpejtë.

Të debatojmë për arsim dhe shëndetësi cilësore, për energji të qëndrueshme dhe eksportuese, për ujë të pijshëm dhe rezerva ujore që sigurojnë zhvillim për ekonominë dhe qytetarët tanë.

Kosova ka nevojë për vizionarë, jo përçarës. Për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë. Për mendim konstruktiv, veprim efikas dhe vizion të qartë për shtetin dhe qytetarin.

Koha e armiqësive duhet të përfundojë. Është momenti për bashkëpunim, reflektim dhe veprim – sepse vetëm kështu mund ta çojmë Kosovën përpara, me dinjitet, stabilitet dhe zhvillim të vërtetë.Na priftë e mbara.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara