Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një personi të dyshuar në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 08:30, pasi policia kishte pranuar një ankesë nga një qytetar se një person kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në këtë fshat.
I dyshuari, B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha, dyshohet se kishte vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve në rrugë.
Pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë me një armë të ftohtë (thikë).
Policia ka reaguar duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë personin e dyshuar. Gjatë procesit të arrestimit, për shkak të kundërshtimit të dhunshëm nga ana e tij, katër policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por sipas policisë ato nuk janë shkaktuar nga thika.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Suharekë, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit pritet të ndërmerren veprimet e tjera procedurale në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

