Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për raportet brenda partisë dhe për figurën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Abdixhiku ka komentuar zërat se Rama mund të ketë ambicie për drejtimin e LDK-së, duke thënë se ambiciet brenda partisë janë të mirëseardhura dhe mund ta pasurojnë subjektin politik.
Megjithatë, ai ka rikujtuar rolin e tij në afrimin e Ramës në LDK, duke thënë se e kishte mbështetur në kohën kur, sipas tij, shumë brenda partisë nuk e njihnin.
“E kam sjellë kur nuk e ka njohur askush”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se kishte dalë me të në degë e nëndegë të Prishtinës për ta prezantuar dhe mbështetur.
Sipas Abdixhikut, qëllimi i tij në atë periudhë kishte qenë forcimi i komunave dhe ndërtimi i një bashkëpunimi më të mirë politik për të ngritur LDK-në.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohen debate për rezultatet zgjedhore, përgjegjësinë politike dhe të ardhmen e lidershipit të partisë.
Burimi: Insajderi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Diaspora
Nga Prizreni në Vjenë: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij pulmologjike në Austri
Aktualitet
Vetaksident në sheshin e Suharekës pas natës së parë të Karnavalit Golden Eagle
Suhareka
Guri i Dellocit dhe Bjeshka e Bukoshit, pasuria malore e Suharekës që pret më shumë vëmendje
Sporti
Uta Ibrahimi në krye të një ekspedite të veçantë në Himalaje
Kulturë
Kori “Okarina” çon zërin e Kosovës në skenat e Gjermanisë
Ekonomi
20 vjet Vali Ranch: nga investim i diasporës në destinacion turistik në Kosovë

