Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Arian Gashi zgjidhet Kryetar i KPK-së – kjo është biografia e tij

Juristi dhe prokurori me përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë, Arian Gashi, me origjinë nga Suhareka, është zgjedhur sot Kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Gashi njihet si një profesionist me një karrierë të gjatë në institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe me përvojë në trajtimin e rasteve të krimeve të rënda, krimeve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai ka qenë anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë së Apelit, ndërsa gjatë viteve të fundit ka ushtruar edhe funksione të rëndësishme brenda këtij institucioni, përfshirë kryesimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, si dhe kryetar i Komisionit për Çështje Normative të KPK-së.

Në karrierën e tij profesionale, Gashi ka shërbyer si prokuror në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë (2021–2025), ndërsa më herët ka qenë prokuror edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë (2016–2021) dhe në Prokurorinë Themelore në Gjakovë (2012–2016).

Ai është prokuror i përhershëm i shtetit, i dekretuar në vitin 2015 nga Presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Karrierën e tij në sistemin e drejtësisë e ka filluar edhe më herët në institucione të ndryshme, duke përfshirë EULEX-in si këshilltar ligjor i gjyqtarëve, si dhe në institucione të tjera të drejtësisë dhe administratës publike në Kosovë.

Arian Gashi është nga Suhareka, ku edhe ka pasur angazhime në fillimet e karrierës së tij, përfshirë punën si mësimdhënës i lëndëve juridike në Shkollën e Mesme të Ulët në Suharekë.

Sa i përket formimit akademik, ai ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ka kaluar provimin e jurisprudencës, ndërsa ka kryer edhe studimet Master në të Drejtën Amerikane (LL.M.) në Wake Forest University në Karolinën e Veriut në SHBA. Gjithashtu ka përfunduar edhe studimet master në drejtimin juridiko-civil në Universitetin e Prishtinës.

Përveç angazhimeve në sistemin prokurorial, Gashi ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete akademike dhe profesionale, duke shërbyer si ligjërues i lëndëve juridike dhe trajner në Akademinë e Drejtësisë, ku ka trajnuar profesionistë të rinj të drejtësisë në fusha të ndryshme të procedurës penale dhe hetimeve financiare.

Po ashtu, ai ka marrë pjesë në një numër të madh trajnimesh dhe programesh profesionale vendore dhe ndërkombëtare, të organizuara nga institucione si OSBE, USAID, OPDAT, Ambasada Amerikane, EULEX dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke u specializuar në fusha si lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe hetimet financiare.

Zgjedhja e tij në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës konsiderohet një arritje e rëndësishme edhe për qytetin e Suharekës, nga ku ai vjen, ndërsa pritet që në këtë pozitë të kontribuojë në forcimin e sistemit prokurorial dhe sundimin e ligjit në vend.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara