Austri: 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë
Një 25-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit në Austri, shkruajnë mediat austriake.
Ajo ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1, ndodhi një […] The post Austri: 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë appeared first on Sinjali.
Një 25-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit në Austri, shkruajnë mediat austriake. Ajo ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1, ndodhi një përplasje ballore me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt.
Vetura tjetër drejtohej nga një 27-vjeçar austriak. Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. 25-vjeçarja nga Kosova u transportua në Spitalin Rajonal të Oberwartit për trajtim mjekësor. Shoferi austriak mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor nga ekipet e emergjencës.
Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Hartbergut, ndërsa më pas u transportua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit. Gjendja e tij raportohet kritike, shkruan albinfo.at. Sipas autoriteteve, testi i alkoolit ndaj 25-vjeçares nga Kosova ka rezultuar negativ. Ndërkohë, 27-vjeçari austriak është gjetur në gjendje të rëndë të dehur dhe po drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme.
Rruga L406 u mbyll për rreth një orë e gjysmë për shkak të hetimeve dhe largimit të automjeteve nga vendi i aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/ The post Austri: 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë appeared first on Sinjali.
Sipas informacioneve te publikuara nga Sinjali, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Sinjali
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Urim Suka kritikon vendimin për parkingjet për mërgimtarë: Propagandë e lodhur, qytetarët kanë probleme elementare
Këshilla
Mëngjes apo mbrëmje: Kur është më mirë të bëni dush?
Botë
Ambasada e SHBA-së u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë
Showbiz
Kanye West në rajon: Rama thotë se koncerti mund të sjellë miliona euro dhe mijëra vende pune
Diasporë
Nga Kosova në MIT: shqiptarja arrin diplomimin në një nga universitetet më prestigjioze në botë
Sporti
Mbappe shkruan tjetër histori në Botëror: rekord që nuk ishte parë prej dekadash

