Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Bashkimi Evropian e largon Kosovën nga lista e vendeve të sigurta për shkak të COVID-19

Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë.

Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se Këshilli ka rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe nga ajo kanë hequr Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin.

Sipas njoftimit të BE-së udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese. Masa nuk paragjykon vendimet e shteteve anëtare që të heqin kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar nga këto shtete, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian.

Rritja alarmante e numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve nga pasojat e sëmundjes COVID-19, ka bërë që Bashkimi Evropian të ndryshojë listën e vendeve të sigurta.

Cilat do të jenë kufizimet do të varet edhe nga vendet anëtare të BE-së pasi disa prej tyre edhe më herët, pa e pritur vendimin e Këshillit, kishin vendosur kufizime duke kërkuar testet negative nga ana e udhëtarëve.

Sipas burimeve të REL-it brenda BE-së, nga vendet të cilat nuk janë në listën e “vendeve të sigurta”, nuk lejohet fare hyrja në BE përveç rasteve për nevoja profesionale apo për shkak të lidhjeve të ngushta familjare.

Nga kufizimet do të përjashtohen edhe personat të cilët në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim. Por, edhe ata mund të detyrohen të vendosen në vetizolim për një periudhë të caktuar kohore.

Kosova ishte vendosur në listën e vendeve të sigurta në fund të muajit qershor, pikërisht në prag të pushimeve verore. Në atë kohë, numri i të infektuarve ishte shumë i ulët dhe po ashtu edhe ai i të vdekurve nga pasojat e virusit. Tash në BE janë të shqetësuar me numrin shumë të madh të të infektuarve dhe përqindjen e lartë në krahasim me numrin e të testuarve.

Të hënën (30 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët paraprake janë regjistruar 932 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Nga numri i përgjithshëm i të testuarve, mbi 12 për qind kanë dalë pozitivë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 30 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus.

Sipas raportit ditor, 60 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.062 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara