Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2021.
Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5 për qind. Ndërkaq shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2021 është 29.3 për qind.
Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 42.8 për qind, ndërsa punësimi te femrat ishte 15.9 për qind.
“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.0 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1 për qind të tyre”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8 për qind; prodhimi me 12.4 për qind; arsimi me 11.1 për qind; dhe ndërtimtaria me 9.4 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56 për qind kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2021, shkalla e papunësisë është 25.8 për qind.
Sipas ASK-së, papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7 për qind, krahasuar me meshkujt, 24.2 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6 për qind.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 për qind, krahasuar me meshkujt, 43.5 për qind.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

