Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të perspektivës për të rinjtë dhe për qasje propagandistike ndaj mërgatës.
Kuçi ka thënë se gjatë mandatit të Kurtit, mijëra të rinj janë larguar nga Kosova, ndërsa tani, sipas tij, në fund të mandatit po ndahen mjete për bileta afatshkurtra për mërgatën.
“Gjatë gjithë mandatit të tij, Albin Kurti e zbrazi Kosovën me bileta të shtrenjta në një rrugë pa kthim për mijëra të rinj. Sot, në fund të mandatit, ndan miliona për bileta ‘dy ditore’ për mërgatën, e pastaj vazhdon përsëri ‘pakthimi’”, ka shkruar Kuçi.
Ai ka theksuar se mërgata nuk ka nevojë për subvencione momentale apo marketing politik, por për kushte reale që i lidhin qytetarët me Kosovën.
“O Albin, mërgata nuk ka nevojë për marketing e subvencione momentale. Ka nevojë për perspektivë, vende pune, siguri dhe arsye për të jetuar e investuar në Kosovë”, ka shkruar ai.
Në fund, Kuçi ka shtuar se pas 7 qershorit, Kosova ka nevojë për kthimin e qytetarëve të saj, ndërsa Kurtit, sipas tij, “i takon bileta pa kthim”.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

