Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, i cili garon me numrin 47 në listën e LDK-së, ka zhvilluar takim me banorët e Budakovës dhe Stravuçinës.
Gjatë këtij takimi, Kuçi ka thënë se me qytetarët është diskutuar edhe për situatën politike dhe institucionale në vend, duke ngritur shqetësimin se Kosova mund të hyjë në një paqartësi kushtetuese të rrezikshme.
Sipas tij, skadimi i mandatit gjashtëmujor të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit, në një kohë kur Kuvendi është i shpërbërë, mund të krijojë vakum institucional.
“Gjashtë muajt e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit po skadojnë, ndërsa Kuvendi është i shpërbërë. Më 4 tetor, Kosova rrezikon të mbetet pa President dhe pa U.D. President”, ka shkruar Kuçi.
Ai ka vlerësuar se një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokratik dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
“Vakumi institucional është i papranueshëm për një shtet demokratik dhe kërkon reagim të menjëhershëm. Nevojitet urgjentisht qartësi kushtetuese, institucione funksionale dhe zgjidhje serioze, para se kriza të kthehet në precedent”, ka theksuar ai.
Kuçi ka shtuar se, nëse zgjidhet deputet, do të angazhohet që kjo çështje të trajtohet me prioritet, me ekspertizë dhe përgjegjësi të plotë shtetërore.
Blerim Kuçi garon me numrin 47 në listën e LDK-së, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje mban numrin 113.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

