Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Kuçi, ka marrë pjesë sot në Studençan, ku është mbajtur turniri tradicional në futboll, kushtuar Dëshmorëve të Kombit.
Kuçi ka vlerësuar se Studençani mbetet vend i njohur për finalet e mëdha në futboll, por edhe për betejat e mëdha në luftën për liri.
Sipas tij, në këtë aktivitet janë mbledhur të rinj, familjarë dhe sportdashës për të ndjekur finalen e turnirit, ndërsa njëkohësisht është nderuar sakrifica e Dëshmorëve të Kombit.

“Sot në Studençan u mbajt turniri tradicional në futboll, kushtuar Dëshmorëve të Kombit. Në Studençanin e finaleve të mëdha në futboll dhe të betejave të mëdha në luftë për liri, u mblodhën të rinj, familjarë dhe sportdashës për të ndjekur finalen e turnirit dhe njëkohësisht për të nderuar me respekt sakrificën e Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Kuçi.
Ai ka theksuar se aktivitete të tilla janë dëshmi se kujtesa për ata që dhanë gjithçka për atdheun mbetet e gjallë në mesin e qytetarëve.
“Këto aktivitete janë dëshmi se kujtesa për ata që dhanë gjithçka për atdheun mbetet gjithmonë e gjallë mes nesh. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit”, ka deklaruar Kuçi.

Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

