Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës?

Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës?

Kosova mund të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe njëkohësisht të ulë ndotjen e ajrit, por kjo kërkon investime në burime të reja të energjisë, si era, dielli dhe gazi i lëngshëm natyror (LNG), e jo mbështetje afatgjatë vetëm te qymyri.

Në këtë përfundim arrijnë ekspertë të energjisë dhe përfaqësues të organizatave […] The post Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës? appeared first on Albinfo.

Kosova mund të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe njëkohësisht të ulë ndotjen e ajrit, por kjo kërkon investime në burime të reja të energjisë, si era, dielli dhe gazi i lëngshëm natyror (LNG), e jo mbështetje afatgjatë vetëm te qymyri.

Në këtë përfundim arrijnë ekspertë të energjisë dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit, të cilët thonë se rehabilitimi i termocentraleve ekzistuese është i domosdoshëm për të shmangur krizat afatshkurtra, por nuk përbën zgjidhje të qëndrueshme për sistemin energjetik të Kosovës. Vlerësimet e tyre vijnë në kohën kur debati për të ardhmen energjetike të vendit është intensifikuar.

Përveç modernizimit të termocentraleve ekzistuese, autoritetet përmendin edhe mundësinë e gazifikimit të qymyrit, ndërsa vazhdojnë të mos kenë vendim për t’iu bashkuar projekteve rajonale për furnizim me gaz të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara. Kapacitetet e Kosovës Kosova mbetet një nga vendet më të varura nga qymyri në Evropë.

Gati 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet me qymyr, ndërsa pjesa tjetër vjen nga burimet e ripërtëritshme. Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate energji elektrike, por në ditët e dimrit konsumi arrin deri në 1.300 megavate, duke e detyruar të importojë energji për të mbuluar mungesën.

Prodhimi mbështetet kryesisht te termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, të cilat, për shkak të vjetërsisë së tyre, përballen shpesh me defekte që çojnë edhe në ndërprerje të rrymës. Përpjekja për ndërtimin e një termocentrali të ri, e nisur në vitin 2005, nuk është realizuar kurrë.

Ndërkohë, Strategjia e Energjisë 2022-2031 synon ta ndryshojë gradualisht këtë strukturë përmes rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme. Diversifikimi, alternativa që rekomandojnë ekspertët Për ekspertët, zgjidhja nuk është një burim i vetëm energjie, por kombinimi i disa teknologjive që e bëjnë sistemin më të qëndrueshëm dhe më pak të varur nga qymyri.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara