Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme.

Në orën 09:00: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – (MMPHI), në bashkëpunim me UN-Habitat, mban Simpozium me temë: “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Amazona”, Milloshevë)

Në orën 09:30: Mbahet diskutim mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. (Prizren)

Në orën 10:00: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë)

Në orën 10:00: Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor organizon debat publik për “Draft Rregulloren për Vendosjen e Objekteve te Përkohshme”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren) 

Në orën 11:00: Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit mbajnë konferencë për medie “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)

Në orën 11:00: Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, bëjnë përurimin e tre nënstacioneve të reja të zjarrfikësve në komunën e Prizrenit. (Fshati Zhur, Prizren)

Në orën 11:00: Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Rr. Marin Barleti, Prizren)

Në orën 12:00: Bëhet promovimi i librave të autores Mihane Hoxha: “Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) 

Në orën 13:00: Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë  për medie. (Objekti i MAShTI)

Në orën 14:00: Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

Në orën 14:00: Veteranët dhe Invalidët e UÇK-së në Obiliq protestojnë në lidhje me mospublikim të listës përfituese të banesave për këto kategori. (Para objektit të komunës, Obiliq)

Në orën 14:00: Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me OJQ “ Zëri i Prindërve”, bëhet varrimi i tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Varrezat e dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)

Në orën 15:00: Promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë)

Në orën 17:00: Kolegjit AAB dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbajnë akademi me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Akademik Rexhep Qosjes. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë)

Në orën 17:00: Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe AgroKosova Holding, organizojnë aktivitet me moto: “Unë konsumoj produkte vendore”. (Objekti i AgroKosova Holding, Suharekë). 

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara