Një incident i rëndë ka tronditur pasditen e 26 shtatorit qytetin e Suharekës, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan” (ish-Ballkani) ka humbur jetën gjatë orarit të punës, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Viktima është Milit Daka, 52-vjeçar, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi u lëndua në rrethana aksidentale gjatë kryerjes së punës.
Hetimet dhe provat e sekuestruara
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Prokuroria dhe njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në vendin e ngjarjes, duke sekuestruar prova relevante. Mes tyre janë një sajlë metalike që ishte zgjidhur, një kabllo elektrike e dëmtuar e konstatuar si jofunksionale nga ekipet e KEDS-it, si dhe një divijar.
Këto prova do të shërbejnë si elemente kyçe për zbardhjen e plotë të rastit.
Dy të ndaluarit
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy persona janë ndaluar për 48 orë në cilësinë e të dyshuarve:
- L.B, 71 vjeç
- B.S, 43 vjeç
Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa pritet që Prokuroria të marrë vendime të mëtejshme lidhur me përgjegjësitë penale.
Autopsia dhe hetimet në vazhdim
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkohë, Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe njësitet hetimore të Policisë së Kosovës, po zhvillojnë një hetim të gjerë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti tragjik.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

