Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ekskluzive: Kapen me marihuanë në Suharekë – katër të rinj dyshohen për shitje dhe shpërndarje, sekuestrohen telefonat(EMRAT)

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga një rast i identifikuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Stravuqinë të Suharekës, ku katër të rinj janë vënë nën hetim për përfshirje në veprimtari me substanca narkotike.

Sipas burimeve të sigurta, më 26 korrik 2025 rreth orës 21:50, patrulla policore e SP Suharekë ka hasur një veturë të tipit VW Golf 4 ngjyrë e zezë, e ndalur në skaj të rrugës. Përreth veturës ndodheshin katër persona, të cilët, sapo kanë vërejtur praninë e Policisë, kanë tentuar të hedhin në tokë disa qese të dyshimta.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka sekuestruar tetë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej rreth 7.50 gram.

Të dyshuarit janë identifikuar si: – Erion Bajraktari rreth 21-vjeçar – Ali Veselaj rreth 19-vjeçar – Erblin Sopa rreth 19-vjeçar – Arlind Bajraktari rreth 20-vjeçar. Pas kontrollit të personave dhe automjetit, nuk është gjetur asgjë tjetër e kundërligjshme. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe më pas janë intervistuar në zyrat e DHTN – Prizren, në prani të avokatëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të rënda, si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht katër telefona mobilë, të cilët do të dërgohen për ekzaminim teknik.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve…” sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës, ndërsa të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë nga njësia e DHTN në Prizren për të zbuluar nëse rasti lidhet me rrjet më të gjerë shpërndarjeje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara