Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ekskluzive: Rozeta Hajdari sulmon prokurorin Valdet Gashi për provat

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka folur për herë të parë pas ngritjes së Aktakuzës nga Prokuroria Speciale, në rastin e rezervave shtetërore, për të cilat, kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Nacionale. Ajo thotë se ‘është ruajtur siguria kombëtare’ në rastin e rezervave shtetërore.

“Qeveria jonë kishte bërë transparente veprimin e vetë, me qëllim furnizimin e rezervave shtetërore. Përgjatë qeverisjes tonë, pra qeverisjes së udhëhequr nga LVV, rezervat shtetërore janë tridhjetëfishuar në dy vite”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka sulmuar Prokurorinë Speciale dhe prokurorin Valdet Gashi.

“Për më shumë kjo është ndryshim nga qeverisjet e kaluara, ku rezervën shtetërore e gjetëm të vjedhur. Cdo pretendim i Prokurorisë se vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron, por afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj Qeverisë Kurti.

Më tutje, vlen të theksohet, përtej cdo ndryshimi se rezervat shtetërore janë secret shtetëror sipas ligjeve në fuqi sepse vec tjerash Ligji e parasheh këtë.

Çdo prtendim tjetër është në dobi politike që është plotësisht i palejueshëm dhe i pamoralshëm, marrë parasysh situatën në të cilën ishim në vitet 2022.

Provat e ashtuquajtura të Prokurorisë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm, përmes hetuesve të dërguar nga prokurori Valdet Gashi që ka dërguar policët hetues në Ministri, pa leje të sigurisë. Ata morën materialin brenda një orë në MINT”, tha Hajdari.

Rozeta Hajdari pas Aktakuzës në rastin e rezervave shtetërore: Mbrojtëm sigurinë kombëtare

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka folur për herë të parë pas ngritjes së Aktakuzës nga Prokuroria Speciale, në rastin e rezervave shtetërore, për të cilat, kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Nacionale. Ajo thotë se ‘është ruajtur siguria kombëtare’ në rastin e rezervave shtetërore.

Hajdari ka thënë se në këtë aktakuzë, Prokuroria Speciale e Kosovës “nuk i ka marrë parasysh disa fakte”.

“Ashtu sic ju kam informuar më 11 nëntor, Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve, ku pretendohet se me dashje kam përfituar për personat e tretë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë muajit shkurt dhe mars 2022.

Më lejoni të ju njoftoj se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullësisë në rast të çregullimit të tregut.

Kështu më 2021, MINT ka shprehur tri herë procedurat e prokurimit për blerjen e një sasie të mallrave, prej të cilave njëra ka përdunduar me sukses dhe dy kanë dështuar.

Mos mundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimi i rezervave shtetërore është e dëshmuar nga tri procedura të Divizionit të Prokurimit në MINT, por këto fakte Prokuroria nuk i ka marrë për bazë në fazën e hetimit gjatë nesh.

Për procedurën e sigurimit të rezervës shtetërore, për cka akuzohem nga Prokuroria, ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, shkurt – mars 2022, ishte një nga më sfidueset për sigurinë ushqimore globale dhe rajonale”, ka thënë Hajdari në një konferencë për media.

Ajo ka arsyetuar veprimin rreth rezervave me ‘ruajtjen e sigurisë kombëtare’.

Çdo situatë krize, konflikt ushtarak, fatkeqësi natyrore, apo ndërprerje e furnizimit, shteti duhet të garantojë qasje në ushqim që mban gjallë familjet. Pa furnizim të këtyrë produkteve, krijohet pasiguri sociale, panic, rritje e çmimeve, destabilzim ekonomik dhe politik.

Siguria kombëtare ishte në rrezik, duhej veprim i menjëhershëm i institucioneve tona. Por, MINT në periudhën shkurt-mars, Departamenti në kuadër të MINT, nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm”, ka thënë ajo.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara