Franca nuk njeh kundërshtar, mposht Suedinë lehtësisht dhe kalon tutje
Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0 në stadiumin “MetLife”.Njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Bradley Barcola, në një sfidë që “Gjelat” e dominuan nga fillimi deri në fund.Në raundin e ardhshëm, Franca do të përballet me Paraguain, i cili një ditë më parë eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive.Suedia e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi rastin e parë në minutën e tretë, kur Alexander Isak provoi nga afër, por Mike Maignan ishte i vëmendshëm.Megjithatë, pjesa tjetër e fraksionit të parë i takoi plotësisht francezëve.
Në minutën e 20-të, Mbappe e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Pak çaste më parë, Barcola kishte humbur një mundësi të artë.Presioni francez vazhdoi me Adrien Rabiot që u ndal nga portieri Zetterström, ndërsa në minutën e 32-të Mbappe goditi shtyllën.
Vetëm tre minuta më vonë, Michael Olise ishte pranë golit me një goditje spektakolare me gërshërë. Dominimi i Francës u shpërblye në minutën e 45-të.
Ousmane Dembele shërbeu për Mbappen, i cili kaloi portierin suedez dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 1-0.Suedia pati një mundësi të mirë për të barazuar në kohën shtesë të pjesës së parë, por Stroud nuk arriti të gjejë kuadratin, duke gjuajtur mbi traversë.Franca e nisi me qetësi pjesën e dytë, por në minutën e 53-të dyfishoi epërsinë.
Aurelien Tchouameni gjeti Olisen, i cili dërgoi një top perfekt në hapësirë për Bradley Barcolan dhe sulmuesi francez nuk gaboi për 2-0.
Olise vazhdoi të ishte një kërcënim konstant për mbrojtjen suedeze, por Zetterström i mohoi disa raste të mira, ndërsa në minutën e 71-të mesfushori francez humbi një mundësi ideale pas një kundërsulmi të shpejtë.Gjithçka u mbyll në minutën e 74-të.
Përsëri në skenë doli Olise, i cili me një pasim fantastik nxori Mbappen përballë portës dhe kapiteni francez shënoi golin e dytë personal për rezultatin përfundimtar 3-0.
Deri në fund të takimit, të dy trajnerët kryen disa zëvendësime, ndërsa Barcola dhe Viktor Gyokeres patën edhe disa raste të tjera, por rezultati nuk ndryshoi.Me këtë fitore bindëse, Franca vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në fazën e 1/8 së finales do të synojë të kalojë edhe pengesën e quajtur Paraguai.
Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor
Kosovë
Ditë e rëndë për dy familje kosovare: sot u jepet lamtumira dy grave që humbën jetën jashtë vendit
Ekonomi
Nga sot ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: kaq kushton nafta, benzina dhe gazi
Suharekë
KEDS njofton ndërprerje të rrymës në disa fshatra të Suharekës sot
Aktualitet
Ekskluzive | Ky është 25-vjeçari që humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga rrufeja në malet e Suharekës
Lajme
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Pejë (Kallxo)

