Të gjithëve u pëlqen vera, por një nga të metat më të mëdha është përballja me nxehtësinë brenda në shtëpi, pasi përdorimi i vazhdueshëm i ventilatorëve mund të sjellë fatura të larta energjie.
Megjithatë, Anita – një eksperte dizajni enterieri nga “Square Feet Story” – ka ndarë një mënyrë natyrale për të freskuar shtëpitë: thjesht duke shtuar disa bimë të gjelbra në ambiente të brendshme.
Ajo tha: “Të gjithë e dimë efektin freskues që kanë bimët e gjelbra në mjedisin përreth, veçanërisht përmes procesit të transpiracionit, ku ato lëshojnë avuj uji dhe oksigjen në ajër”.
Disa bimë shtëpie mund të ndryshojnë temperaturën e dhomës përmes procesit të transpiracionit, që ndodh kur ato lëshojnë avuj uji përmes gjetheve.
Kjo e bën ajrin përreth më të lagësht, i cili më pas thith më shumë nxehtësi dhe ndihmon në ftohjen e shpejtë të mjedisit.
Për më tepër, bimët përmirësojnë qarkullimin e ajrit në dhomë dhe mund të veprojnë si ventilatorë natyralë – duke ju kursyer në faturat e energjisë gjatë verës.
Cilat bimë duhet të keni në shtëpi për të freskuar ambientin?
Bimët e ‘Gomës’ – (Ficus Elastica)

Mos e ngatërroni këtë bimë me ato plastike që shiten lirë në supermarkete – bima e gomës është një bimë e bukur me gjethe të mëdha dhe me shkëlqim.
Anita shpjegon: “Në përgjithësi, sa më të mëdha të jenë gjethet e bimës, aq më shumë ndihmojnë në freskimin e dhomës. Bima e ‘gomës’, me gjethet e saj të mëdha, është perfekte për këtë qëllim”.
Kjo bimë ka nevojë për dritë, por jo diell direkt – prandaj është ideale për banjo, dhoma gjumi ose zyra.
Kini kujdes me ujin: ujitja e tepërt është shkaku më i zakonshëm i tharjes së saj. Ujitni vetëm kur toka në sipërfaqe duket e thatë – mos ndiqni një orar të rregullt.
Aloe Vera

E njohur për vetitë e saj shëruese, Aloe Vera është gjithashtu një bimë shumë e mirë për freskimin natyral të ambienteve.
Anita thotë: “Ka përmbajtje të lartë uji, që e bën perfekte për të ulur temperaturën në ambiente të mbyllura”.
Aloe Vera ka nevojë për shumë dritë – ndaj vendoseni pranë një dritareje me diell dhe mos harroni ta ujitni thellësisht çdo disa javë. Është e lehtë për t’u mbajtur dhe shumë dekorative.
Aglaonema (e njohur edhe si ‘bime e gjelbër kineze”)

Aglaonema është një bimë shumë elegante me gjethe që variojnë nga ngjyrat argjendi deri te rozë e ndezur. Përveç pamjes së bukur, ajo ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Anita tregon: “Aglaonema është e shkëlqyer për filtrimin natyral të ajrit duke hequr toksinat e dëmshme. Ajo gjithashtu ka një shkallë shumë të lartë të transpiracionit, çka e bën shumë efektive për të freskuar dhomat dhe për t’i lagështuar ato”.
Kjo bimë është shumë e përshtatshme për ata që harrojnë shpesh të ujitin – është rezistente dhe jeton mirë edhe në ambiente me pak dritë.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

