Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, të ftuar ishin tre gjeneralë të njohur – Gëzim Hazrolli, Fadil Hadergjonaj dhe Anton Quni – të cilët janë kandidatë për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare.
Gjenerali Hazrolli, i cili është pensionuar këtë vit, ka bërë të ditur se vendimi për t’iu bashkuar LDK-së ka qenë krejtësisht personal. Ai theksoi se, pas vlerësimit të situatës politike dhe institucionale në vend, ka ardhur në përfundim se kontributin e tij për Kosovën mund ta vazhdojë më së miri përmes kësaj force politike.
I pyetur nga gazetari Ermal Panduri nëse ka pasur oferta edhe nga parti të tjera politike, Hazrolli konfirmoi se ka marrë ftesa nga pothuajse të gjitha partitë, por vendimi i tij ka qenë i qartë. Sipas tij, që në hapat e parë të edukimit ushtarak, oficerët mësohen se gjatë gjithë jetës duhet të jenë në shërbim të atdheut.
Ai shtoi se Kosova nuk e ka luksin që investimin e bërë ndër vite në kuadro profesionale ta lërë mënjanë pas pensionimit. “Kam vlerësuar se në LDK, me udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, ekziston një ambient i përshtatshëm ku mund ta jap kontributin tim në mënyrë serioze dhe institucionale,” u shpreh Hazrolli.
Kjo është hera e parë që Gjenerali Gëzim Hazrolli garon në një proces zgjedhor, ndërsa kandidatura e tij po shoqërohet me mbështetje të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të Kosovës. Në këto zgjedhje, ai garon me numrin 35 në listën e LDK-së, ndërsa vetë partia mban numrin 123 në fletëvotim.
Numri 123 ka një domethënie të veçantë për Hazrollin, pasi është i njëjti numër që mbante Brigada të cilën ai e kishte udhëhequr gjatë luftës, duke e lidhur simbolikisht angazhimin e tij të dikurshëm në front me përkushtimin aktual në shërbim të shtetit përmes politikës.
Pjesëmarrja e tre gjeneralëve në këtë garë elektorale po shihet si një sinjal i përfshirjes së figurave me përvojë ushtarake dhe institucionale në jetën politike të vendit, me synimin që përvoja e tyre të kontribuojë në vendimmarrje dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

