Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjykata merr vendim për shoferin i cili la të vdekur 22 vjeçarin në Peqan

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehurpër shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: rrezikimi i trafikut publik, dhe ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur

Prizren, 14 shtator 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.10.2021, ndaj të pandehurit K.G., për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprat penale:rrezikimi i trafikut publik, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur, nga neni 371 paragrafi 4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazërrjedh dyshimi i bazuar:

 Se me datë 12 shtator, në orët e mbrëmjes, ne rrugën lokale Suhareke – fshati Peqani pandehuri K.G., ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që duke drejtuar automjetin vepron me pakujdesi dhe rrezikon trafikun publik dhe vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, ne atë mënyrë që me te arritur ne hyrje te fshatit me anën e majtë të pjesës se parë të automjetit goditet në pjesën anësore të anës së majtë të motoçikletës të cilën ka qenë duke e drejtuar këtu tani i ndjeri – A:B., i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i kundërt fshati Peqan – Suharekë, dhe si pasojë e kësaj ngasësi i motoçikletës mbetet i vdekur ne vendin e ngjarjes, te cilën e konstaton ekipi mjekësor 

– Po ashtu, i pandehuri K.G., ka drejtuar automjetin ne gjendje të paaftë, ne ndikim te alkoolit, sipas alkool testit ka rezultuar se ka 1.11% (promil), me ç ’rast shkaktohet aksidenti që rezulton me vdekjen e viktimës A.B.,. 

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, dhe me lënien në liri të tëpandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale. 

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke pasur parasysh edhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku si pasojë e ngasjes në gjendje të dehur nga ana e të pandehurit K.G., dhe nga aksidenti i shkaktuar ka rezultuar me vdekjen e viktimës A.B.,.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara