Jeta e N.K, një burri 46-vjeçar nga Budakova, supozohej të merrte kahje tjetër pas vitit 2022.
Ai ishte i thyer nga brenda. Kishte kaluar pengesa të vështira në jetë. Kishte humbur gruan. Banonte prej vitesh në kushte të mjerueshme, në një shtëpi në vendlindje që mezi mbahej.
Qershorin e atij viti, një vit pasi kishte humbur bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë, N.K po hynte në shtëpinë e tij të re, një dhuratë që e pranoi nga shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit”.

Me plagë në shpirt, ai duhej të mbetej i fortë për katër fëmijët me shpresën për një të ardhme më të mirë.
“Para 16 muajsh u ka vdekë nana fëmijëve. U kanë nja 3-4 muaj.. ka hjekë nëpër spitale”, u thotë N.K, përfaqësuesve të shoqatës dhe kryetarit të Komunës së Suharekës që ndodhej aty për përurimin e shtëpisë.
“Unë po duhet me dal me punu nga pak, me ju sjell bukë, harç fëmijëve”, rrëfen ai. “Tash jam i dijshëm që ndoshta kujdesemi pak më mirë, njëfarë vullneti e kanë [fëmijët] pak më të mirë”.
Por, jeta e 46-vjeçarit mori drejtim tragjik mesnatën e të enjtes, më 4 korrik, 2025.
Ai dyshohet se i dha fund jetës së tij brenda Stacionit Policor në Suharekë. Aty ndodhej i ndaluar për dhunë në familje.
Dy ditë para se t’i jepte fund jetës, N.K u shoqërua në stacion si i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj vajzës së tij, tha sot kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Kryeziu tha për portalin Kallxo.com se rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë”, citohet të ketë thënë Kryeziu nga Kallxo.com. “I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij”.
Pas vdekjes, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Paparaci.com
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

