Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës.
3. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i planit operativ për përdorimin e masave mbrojtës për mbrojte nga përhapja e COVID-19.
4. Trajtimi i qenve endacak.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj,ka raportuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunë, ku ka thënë se periudha mes janar 2020 – janar 2021 ka rënie të rasteve të iniciuara për 14%, si dhe në rastet e veprave penale gjithashtu ka rënie prej 25%, ai gjithashtu ka raportuar se në të gjitha rastet ka përmirësim të gjendjes dhe rënie të rasteve që shkaktojnë dukuri negative. Ndërsa për fillimin e procesit mësimor dhe ç’ështjen e sigurisë nëpër shkolla, ka raportuar Drejtori i drejtorisë Komunale për Arsim z.Remzi Bajselmani, i cili ka thënë na gëzon fakti se situata është stabile në shkolla, pasi nuk e kemi asnjë rast që është i infektuar me Covid-19. Për të gjitha temat më pastaj janë dhënë edhe rekomandimet
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

