Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit. Rezultatet e tyre pritet që vendi t’i marr gjatë këtij muaji.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka dërguar sot më shumë se 30 mostra pozitive me COVID-19, për të parë nëse varianti Omicron i këtij virusi është i pranishëm në vend.Këtë e ka konfirmuar për Express, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Jakupi ka treguar se janë dërguar më shumë se 30 mostra për testim në Gjermani.Ai ka thënë se analizat që kryhen detektojnë variantin Omicron dhe variantet tjera të COVID-19. “Po janë dërguar sot disa mostra në Gjermani. Nuk e di saktë se sa, por janë më shumë se 30. Mostrat dërgohen atje dhe analizat cilindo variant e detektojnë. Ne dërgojmë në mënyrë të rregullt mostra“, ka thënë ai.Ndërsa, nga IKSHPK janë shprehur se rezultatet e këtyre mostrave do t’i marrin pas një ose dy javësh.Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës.Shkencëtarët dyshojnë se varianti Omicron mund të jetë më ngjitës se varianti Delta i COVID-19, dhe mund të shtojë numrin e hospitalizimeve.Omicron ka 86 mutacione në krahasim me 15 të Delta-s dhe me këtë variant po infektohen edhe personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur atë një “variant shumë të rrezikshëm për të gjithë globin”.Sistemi Britanik i Shëndetit e përshkruan këtë variant si “më shqetësuesin që është parë ndonjëherë.”Ndonëse ky variant është përhapur në Evropë, Kosova ende nuk ka raportuar ndonjë rast të infektuar me të.Në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19, e cila paraqitet e qetë në Kosovë, por e rëndë në rajon, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dje kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë prezantuar masat e reja Anti-COVID.Kurti me këtë rast ka thënë se në varësi të situatës do të marrin edhe masa mbrojtëse.Kujtojmë që në vend tashmë është i pranishëm varianti Delta Plus i COVID-19.Më 10 nëntor të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se nga 70 mostra, të dërguara për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara