Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Një nga pyetjet më të shpeshta të një procesi zgjedhor, jo vetëm në Kosovë, është se kush voton më shumë: meshkujt apo femrat?

Dhjetë vitet e zgjedhjeve në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, japin të dhëna interesante për 3 palë Zgjedhjet Lokale dhe 5 proceseve të tjera për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegon se të dhënat nga vendvotimet e rregullta tregojnë se në këto 8 procese zgjedhore që kanë përfshirë të gjithë Kosovën, çdo herë ka pasur më shumë meshkuj me të drejtë vote sesa femra.

Përveç kësaj, sipas tij, edhe pjesëmarrja në votime ka qenë gati gjithmonë më e lartë te meshkujt, me përjashtim të Zgjedhjeve Lokale 2013.

“Duke u mbështetur në të dhënat nga listat përfundimtare të votuesve të proceseve zgjedhore nga viti 2009 dhe deri më tani 2021, meshkujt përbëjnë numrin më të madh të votuesve të regjistruar. Po ashtu, edhe pjesëmarrja në votime, që nga viti 2009 deri në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021, është më e lartë te meshkujt. Kjo nuk vlen vetëm për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 kur është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e femrave në historinë e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo pjesëmarrje në po të njëjtin proces zgjedhor, ishte dukshëm më e lartë edhe në raport me meshkujt për rreth 38 mijë votuese më shumë”, shpjegoi Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013 kishin votuar 425,186 femra nga 867,036 që ishin të regjistruara apo 49.04% e tyre. Kjo shifër ishte më e lartë për rreth 38 mijë votues më shumë krahasuar me votuesit meshkuj. Në atë proces zgjedhor kishin votuar 387,627 meshkuj nga 912,321 të regjistruar apo 42.49% e tyre.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, pjesëmarrja më e lartë e meshkujve është shënuar në Zgjedhjet për Kuvend që u mbajtën para disa muajve, më 14 shkurt. Në këto zgjedhje kishin votuar 50.66% e votuesve meshkuj të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja më e ulët e tyre është shënuar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2013, ku kishin votuar 42.49% e votuesve meshkuj të regjistruar.

Këtë të diele në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale në të cilat kanë të drejtë vote rreth 1.9 milionë votues.

“Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë është: 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Nga ky numër i votuesve, meshkuj janë rreth 968 mijë votues, ndërsa femra janë rreth 918 mijë votuese. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje, të ndarë edhe sipas gjinisë, do të mund t’i kemi disa ditë pas zgjedhjeve”, thotë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara