LVV në Prishtinë i kërkon Komunës ta tërheq vendimin për shtrenjtimin e biletave të transportit publik
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, duke e cilësuar atë si pasojë të dështimeve të qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së në kryeqytet. Përmes një komunikate për media, LVV ka kërkuar që ekzekutivi ta tërheqë këtë vendim.
“Ky vendim është marrë pa asnjë analizë të […] The post Zulfaj: Mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes llogariten të humbura appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media ka thënë se afati shtesë për disa hapa të Planit të Rritjes, ishte 30 qershori i vitit 2026.
Ai ka thënë se kostoja e humbjes aktuale llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Megjithatë, sipas tij, vlerësimi përfundimtar mbetet të bëhet nga Komisioni Europian pas 15 korrikut. Zulfaj e bëri këtë deklaratë më 01.07.2026, një ditë pas afatit të parë përfundimtar për 13 hapat e reformave që kapin vlerën prej 90.8 milionë euro të Planit të Rritjes, që përfundoi të martën.
Ai potencoi se dita e fundit e qershorit ka qenë afati i fundit shtesë apo si quhet ndryshe “grejs period” apo “periudha e hirit”. “Kur reformat nuk zbatohen deri më datën e caktuar (30 qershor 2026), mjetet e dedikuara humbin. Nga këta 13 hapa janë zbatuar, kurse 6 nuk janë zbatuar plotësisht”- tha Zulfaj.
I pyetur nga Kallxo.com se a ka gjasa që mjetet të mund të rikthehen, Zulfaj ka thënë se varet nga Komisioni Europian se a do të vlerësojë realizimin e disa nënhapave, kur mungon hapi kryesor, që në këtë rast është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar. “Mund të thuhet që nga bllokada në Kuvend, që ka të bëjë me ligje, afati është humbur.
Sigurisht reformat do t’i shtyjmë përpara sepse janë në të mirën e qytetarëve dhe do të zbatohen gjithsesi, por nuk kanë arritur të zbatohen me kohë për të përfituar nga fondet që janë alokuar nga BE-ja”- tha Zulfaj në përgjigjen e tij. Rreth 83 % e reformave që mbetën pa u përmbushur, Zulfaj ka thënë se varen nga miratimi i tyre në Kuvend.
Ai para mediave ka deklaruar se Kosova ka qenë ndër vendet e para të rajonit që ka përmbyllur me sukses negociatat me BE-në për reformat e Planit të Rritjes në vitin 2024. Zulfaj ka thënë se në dhjetor 2024 ishte shpërndarë Kuvendi dhe dy marrëveshjet për Planin e Rritjes mbetën për legjislaturën e radhës.
Marrëveshjet për kredinë dhe instrumentin u ratifikuan në Kuvend tek në shkurt 2026. Kryenegociatori kosovar ka thënë se më 19 mars, Qeveria ka miratuar vendimin për zbatimin e sistemit të Planit të Rritjes dhe se me këtë vendim janë plotësuar hapat ligjorë e procedural që më pas në prill u pranuan mjetet e parafinancimit në shumën prej 61.8 milionë euro.
Sipas informacioneve te publikuara nga Raporto Korrupsionin! KALLXO.com, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Raporto Korrupsionin! KALLXO.com
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi (Portalb)
Moti
25-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Lajme
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Dhomat e Specializuara caktojnë datën se kur do të jepet vendimi (Top Channel)
Lajme
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Ambasada Amerikane ndriçohet me ngjyra: Po mbështesim inovacionin dhe po përcaktojmë një … (BalkanWeb)

