Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Muharremaj arrin marrëveshje me Iniciativen Qytetare, a do të mund ta zgjedh kryesuesin?!

Bali Muharremaj është zgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar kryetar i komunës së Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai fitoi qysh në raundin e parë me 51,30% të votave, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo sfida e parë e qeverisjes Muharremaj II, është zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Në bazë të nenit 41 të ligjit Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, Kuvendi i Komunës e zgjedh Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve për një mandat aq sa është mandati i të gjithë anëtarëve të Kuvendit. 

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit të Komunës.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor ndarja e ulëseve në Suharekë është kjo: AAK ka 12 ulëse, LDK ka 9, PDK ka 4, VV ka 4, Nisma 1 dhe Iniciativa Qytetare 1.

Burime të Metros bëjnë me dije që aktualisht Bali Muharremaj ka siguruar vetëm votat e Nismës dhe Iniciativës Qytetare, derisa i duhen së paku edhe tri vota për ta zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu burime të Metros brenda PDK’së në Suharekë, kanë thënë se PDK i ka ofruar bashkëpunim Muharremajt, por ky i fundit nuk ka pranuar pasi që nuk dëshiron që të japë ndonjë drejtori.

Sipas raportimeve të mediave lokale atje nga radhët e AAK’së është propozuar që Behxhet Kuqi të etë kryesues i Kuvendit Komunal, por ende nuk është e qartë se a është arritur ndonjë bashkëpunim apo koalicion me ndonjërin subjekt tjetër në mënyrë që t’i sigurohen votat e mjaftueshme kryesuesit të deritashmë që të qëndrojë në krye të këtij organi edhe për një mandat. /gazetametro.net

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara