Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se sot gjendja me zjarret në këtë komunë është nën kontroll. Në Interaktiv të KOHËS, Muharremaj ka treguar mbi situatën me zjarret ditëve të fundit në këtë komunë.
“Sot është një zjarr në Biraq, janë pyje. Gjendja është nën kontroll. Kemi pasur diku 7 vatra të zjarreve, dje apo pardje, patëm dëme në vreshta diku 4 hektarë. Patëm dëme edhe në bagëti në një fshat, por ndodhi për shkak të rrymës, edhe disa shtëpi që janë djegur në Suharekë janë për shkak të rrymës. Kohën e fundit kemi pasur shumë zjarre prej rrymës, por nuk e përjashtoj edhe faktorin njeri, që kohën e fundit është ndoshta faktori kryesor për zjarret në Suharekë”.
Ai shprehet se zjarret në hapësirat pyjore që kanë ndodhur sot, mund të jenë ndezur qëllimisht nga dikush.
“Sot kemi pasur hapësira pyjore, nuk mund të them se rastësisht ka ndodhur, por organet e hetuesisë duhet ta sqarojnë këtë. Hamulloret mund të bëhen rastësisht, por sot besoj se ka ndodhur qëllimisht dhe këta fajtorë duhet të gjenden dhe të dalin para ligjit”, ka theksuar ai.
Muharremaj ka thënë se me përfundimin e zjarreve do të del një raport i detajuar për të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarret sivjet. Ai ka bërë thirrje te MPB-ja që të shtojë numrin e zjarrfikësve dhe të zbatohen ligjet që janë në fuqi. U ankua për numrin e ulët të zjarrfikësve në komunë.
“Në Suharekë kemi 12 zjarrfikës, punojnë më katër ndërrime. Një rri në zyrë që i merr informatat nga qytetarët, dy në terren, njëri duhet të ngasë kamionin dhe njëri të punojë. Pra kemi numër shumë të vogël të zjarrfikësve”, ka thënë i pari i Suharekës./@KOHA
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

