Kandidati për kryetar të komunës nga dega e PDK-së në Suharekë, Murtez Zekolli, ka vizituar nëndegën në fshatin Leshan.
Në njoftimin e degës së PDK-së bëhet e ditur se Zekolli bashkë me kandidatin për këshilltar të Kuvendit Komunal nga ky fshat, Egzon Kryeziun dhe banorët e Leshanit bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion.
Rregullimi i shtratit të lumit dhe rregullimi estetik i lumit të fshatit (me gurë dhe ndriçim), rregullimi i rrugëve lokale, rregullimi i kanalizimit janë disa nga prioritetet të cilat dega e PDK-së planifikon të realizojë nëse dalin fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Me propozimin e z. Kryeziu, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Leshan në mandatin tonë qeverisës do të realizojmë këto prioritete:
•Rregullimi i shtratit të lumit dhe rregullimi estetik i lumit të fshatit (me gurë dhe ndriçim),
•Rregullimi i rrugëve lokale,
•Rregullimi i kanalizimit,
•Rregullimi i trotuarit në Leshan të vogël dhe në rrugën Topliqan-Leshan (i lënë në gjysëm nga qeverisja aktuale),
•Rregullimi i parkut të lodrave për fëmijë- (në Leshan të vogël),
•Rregullim dhe zgjerim të rrugeve fushore,
•Mbështetje për bujqit/fermerët (sipas kërkesave të fermerëve)”, thuhet në postimin e kësaj dege në Facebook.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”










