
Instituti i Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është pajisur me analizatorin automatik dhe reagensë, i cili do të mundësoj kryerjen e analizës së In Situ Hibridizimit, metodë ndihmëse për diagnostikim të kancerit të gjirit, në vlerë rreth 80 mijë euro.
Kjo aparaturë bashkë me reagensët e nevojshme, është dhuruar si donacion përmes shoqatës “ Jeta Vita”, e drejtuar nga Nafije Latifi, me kompaninë Swissmed dhe ROCHE.
Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, fillimisht ka falënderuar donatorët për këtë donacion, duke vlerësuar lartë rëndësinë që ka përdorimi i kësaj aparature në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ai ka treguar se krahas donacioneve, edhe ShSKUK, ka investuar mbi 300 mijë euro në këtë Institut, me qëllim që të ofrohen shërbime sa më cilësore dhe të rritet numri i shërbimeve të ofruara.

Rinë Limani, drejtoreshë e Instituteve Paraklinike, theksoi se përmes kësaj aparature po mundësohet që për herë të parë të kryhet analiza e In Situ Hibridizimit, e njohur ndryshe si metodë ndihmëse për diagnostik të kancerit të gjirit. Sipas saj, shërbimet diagnostike për kancer të gjirit tani janë më të kompletuara dhe mundësojnë trajtim sipas protokolove të fundit.
Nafije Latifi, drejtoreshë e Shoqatës “ Jeta Vita”, tha se duke parë nevojat që kanë të sëmurët me kancer të gjirit për shërbime diagnostike për zbulim dhe trajtim të kancerit të gjirit, bashkë me donatorët kanë siguruar këtë aparaturë që do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve, por edhe të sëmurëve me kancer te gjirit.
Sipas saj, ndër vite ka pasur përmirësime në ofrimin e shërbime onkologjike, por nevojitet që edhe më tutje të punohet, sidomos në sigurimin e terapisë. Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

