Sëmundja kronike e veshkave, e lidhur me stresin e vapës, mund të bëhet epidemi e konsiderueshme shëndetësore për miliona punëtorë përreth botës përderisa temperatura botërore do të rritet në dekadat e ardhshme, kanë paralajmëruar disa mjekë.
Sipas tyre, urgjentisht nevojitet më shumë punë kërkimore për lidhjet mes nxehtësisë dhe CKDU-së (Chronic Kidney Disease Uncertain – Sëmundja Kronike e Veshkave me Shkaktar të Paqartë) për ta vlerësuar shkallën e mundshme të problemit, thanë mjekët.
Epidemia e sëmundjes CKDU tashmë është shfaqur kryesisht në rajone të nxehta rurale të shteteve si El Salvadori dhe Nikaragua, ku një numër jashtëzakonisht i lartë i punëtorëve bujqësorë po vdesin nga dështimi i pakthyeshëm i veshkave. Kjo sëmundje është ndryshe nga forma e zakonshme e sëmundjes kronike të veshkave (CKD), që është humbje progresive e funksionit të këtij organi kryesisht te personat e moshuar dhe tek ata që janë të prekur nga probleme të tjera shëndetësore, si diabeti e shtypja e lartë e gjakut.
Sëmundja CKDU ka filluar të regjistrohet edhe te një numër i madh i njerëzve që bëjnë punë të rëndë fizike në temperatura të larta, në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore, por edhe në Amerikën Veriore, në Amerikën Jugore, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Indi, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Veshkat janë përgjegjëse për baraspeshën e lëngjeve në trup, që i bën veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme. Ka konsensus të punonjësve shëndetësorë, që po del në pah se sëmundja CKDU duhet të njihet si lëndim i lidhur me stresin e nxehtësisë, ku punëtorët po kanë dëme “të heshtura” në veshka përditë përderisa janë në fusha. Kjo mund të zhvillohet në sëmundje të ashpër të veshkave ose në dështim të plotë të tyre me kalimin e kohës
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

