Gjykata Themelore në Prizren, Depertamenti i Krimëve të Rënda,ka caktuar masën e paraburgimit më një muaj për të dyshuarin për grabitje dhe lëndime të shkaktuara me thikë ndaj një taksisti në Shirokë.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K, ka vlersuar se egzistojnë prova ligjore për të caktuar masën e paraburgimit, dhe nga këto rrjedhë dyshimi i bazuar se:
– Me datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi të tipit pronë e të dëmtuarit N.H., ku pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim- kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore – Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

