Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Nje studim fantastik: kerpudhat ulin rrezikun e kancerit te gjirit me 64%

Egjiptianet e lashte besonin se konsumi i kerpudhave sillte jete te gjate. Sot, studjuesit kane arritur te konfirmojne kete besim. Nje grup shkencetaresh te Universitetit te Australise Perendimore, ngriten nje kerkim ne mbi 2000 gra kineze, gjysma e te cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i te dhenave te mbledhura, grate qe konsumonin vetem 10gr kerpudha te freskta cdo dite, kishin 64% me pak rrezik te prekeshin nga kanceri i gjirit. Ne kete studim, konsumi i keprudhave te thata, kishte pergjysmim te efektit mbrojtes. Fakti me impresionues ishte se, grate qe kombinonin konsumin e kerpudhave me caj jeshil, kishin nje mbrojtje akoma me te madhe duke rrezuar rrezikun me 89%.

Perse kerpudhat luftojne kancerin?

Kerpudhat mendohet te mbrojne kunder kancerit te gjirit dhe llojeve te tjere te varur nga hormone, duke penguar enzimen “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kerpudhat jane nje nga ushqimet e rralla qe e pengojne kete enzime, nje tjeter eshte shega. Dhe disa varietete fare lehte te gjindshme, si kerpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kane nje efekt anti – aromatase te forte.
Por, kerpudhat kane nje efekt mbrojtes pertej kancerit te lidhur me hormone. Kerpudhat permbajne lektina te specializuara, te cilat jane gjetur te parandalojne rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Cilat kerpudha kane me shume efekt anti-kancer?

Kerpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kane te gjitha perberes bioaktiv qe lidhen me veprimtari anti kanceroze. Keto fitokimikate, pengojne formimin e eneve te gjakut qe ushqejne masat tumorale, pengojne rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene te stomakut, gjirit, kolones dhe prostates.
Me sa duket, kerpudhat e bardha jane ato qe kane nje efekt me te fuqishem kunder kancerit te gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i perditshem, mund te jete nje hap shume i rendesishem ne ecurine e shendetit tuaj.

Ushqime te tjera qe luftojne kancerin e gjirit

  • Sheget, per te njejten veprimtari si kerpudhat.
  • Lakra dhe lulelakra – vendet qe i konsumojne me shume kane me pak prekje nga kjo semundje
  • Caji jeshil – efekti mbrojtes varet shume nga gene te caktuara
  • Farat e linit: 25gr ne dite rezultuan ne efekte pozitive, por te tjera studime nevojiten per ta perforcuar.
  • Buka e thekres: me sa duket bashkeveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bejne buken e thekres unike ne mbrojtjen kunder kesaj semundje.
  • Thjerrzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezet dhe salmoni, rezultojne aleate te cmuar te shendetit te gruas per sa i takon kancerit te gjirit.

Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sygjerojne se nivelet e vitamines D ne gjak me pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% me shume rrezik nga kanceri i gjirit.

Si perfundim…

Mbajtja e nje peshe trupore te shendetshme, konsumi i nje diete te pasur ne ushqime me force antioksiduese dhe ekspozimi i mjaftueshem ne rrezet e diellit, jane hapa vendimtar ne shendetin e gruas. /Burimi: https://www.blerinadiet.al

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara