Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Njoftim i rëndësishëm për mërgimtarët në Gjermani, ja çfarë duhet të dini para se të vini në Kosovë

Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit po rritet, njofton Instituti Robert Koch.

Qeveria gjermane po shtrëngon frenat nga frika e valës së katërt të pandemisë së koronës.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit korona prej pushuesve jashtë vendit. Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim.

“Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut.

Infektimet jashtë vendit

Infektimet me virusin korona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch (RKI). Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI. Fjala është për të paktën 81 përqind e personave të infektuar. Në periudhën prej 28 qershorit deri më 25 korrik janë raportuar 3.662 raste të infektimeve jashtë vendit.

Në raport thuhet se variantet e virusit të klasifikuar si shqetësuese mbizotërojnë ndërkohë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Evropës. Në Gjermani numri më i madh i të infektuarve është nga virusi Delta. Sipas RKI, incidenca shtatë-ditore në Gjermani aktualisht po rritet, veçanërisht tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturt, në grupet e moshave nga 10 deri 34 vjeç./DW

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara