Vala e të nxehtit në Gjermani ka sjellë skena të pazakonta në Berlin, ku policia përdori kamionë me topa uji për të ndihmuar në freskimin e qytetarëve dhe turistëve.
Sipas raportimit, dy automjete të policisë qarkulluan në disa pika të kryeqytetit gjerman, përfshirë Portën e Brandenburgut, Potsdamer Platz dhe zonën pranë ndërtesës së Reichstagut.
Gjermania po përballet me temperatura shumë të larta, të cilat në disa zona janë afruar rreth 40 gradë Celsius. Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të netëve të nxehta, ku temperaturat nuk kanë rënë mjaftueshëm për të sjellë lehtësim.
Sipas të dhënave paraprake të shërbimit meteorologjik gjerman, në disa zona janë shënuar temperatura jashtëzakonisht të larta edhe gjatë natës, ndërsa fundjava pritet të jetë ndër periudhat më të nxehta të kësaj vale.
Për diasporën shqiptare që jeton në Gjermani, autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar, shmangie të ekspozimit të gjatë në diell, konsum të rregullt të ujit dhe kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Jetoni në Gjermani? Na shkruani në Facebook si po përballeni me këtë vapë dhe shpërndajeni lajmin për të informuar të tjerët.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Alarm fals për bomb në Prishtinë/ Policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet
Sporti
Lorina largohet nga Klan Kosova: Përfundon angazhimin si moderatore
Suharekë
Ekskluzive | Therje me thikë në Budakovë të Suharekës
Lajme
Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim (Zyrtare)
Lajme
“Më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde”- Rrahje e kërcënim, si ndodhi vrasja në Ferizaj?

