Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Pas akuzave të Erdoganit, reagon SHBA-ja

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken e siguroi të hënën Ankaranë se Uashingtoni fajëson Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në Irakun e veriut.

Komentet erdhën pasi Turqia e quajti një deklaratë të mëparshme të SHBA për vrasjet “një shaka”.

Turqia tha të dielën se militantët e PKK ekzekutuan robërit, duke përfshirë personelin ushtarak dhe policor turk, gjatë një operacioni ushtarak kundër këtij grup.

Shtetet e Bashkuara kishin thënë të dielën në mbrëmje se qëndronin në krah të Turqisë, gjithashtu anëtare e NATO-s, dhe se i dënonin vrasjet nëse konfirmohej se përgjegjësia binte mbi PKK.

Turqia, tashmë e irrituar nga partneriteti i Uashingtonit me luftëtarët kurdë në Sirinë fqinje, u zemërua nga kushtëzimi i deklaratës dhe thirri të hënën ambasadorin e SHBA në Ankara.

Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën, Sekretari Blinken “ripohoi pikëpamjen e SHBA se terroristët e PKK mbajnë përgjegjësi”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Ai nuk tha nëse telefonata u bë në përgjigje të thirrjes nga Turqia të ambasadorit amerikan në Ankara. Një telefonatë midis dy diplomatëve të lartë të dy vendeve ishte parashikuar prej javësh.

Kjo ishte e para telefonatë midis Blinken dhe homologut të tij turk, gati katër javë pasi Presidenti Joe Biden mori detyrën. Presidenti Biden nuk ka folur ende me Erdoganin, vonesë që është interpretuar nga disa si mospërfillje ndaj një aleati të rëndësishëm.

Më herët të hënën presidenti turk kritikoi Uashingtonin, i cili e ka shpallur PKK-në organizatë terroriste por ka stacionuar forcat e SHBA krahas me luftëtarët kurdë të grupit YPG në Siri. Ankaraja e konsideron YPG-në si organizatë e lidhur pazgjidhshmërisht me PKK.

Që nga zgjedhja e zotit Biden vitin e kaluar, Turqia ka thënë vazhdimisht se dëshiron të përmirësojë lidhjet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara, por mbështetja e Uashingtonit për YPG-në mbetet një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjesh.

Erdogan tha që Ankaraja do të vazhdojë operacionet e saj ndërkufitare në Irak kundër PKK.

“Nëse jemi së bashku me ju në NATO, nëse do ta vazhdojmë unitetin tonë, atëherë ju duhet të veproni sinqerisht ndaj nesh. Ju duhet të qëndroni me ne, jo me terroristët”, tha Erdogan.

Ai tha se askush nuk mund të kritikojë operacionet ndërkufitare të Turqisë në Siri ose Irak pas vrasjeve të fundit dhe se vendet e ndryshme duhet të zgjedhin midis Turqisë dhe militantëve. /zeriamerikes/

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara