“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna”, pensionistët: Një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale

“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna”, pensionistët: Një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale

Pensionistët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me nivelin e pensioneve, duke thënë se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës, raporton Ekonomia Online. Ata thanë se pensionet duhet të rriten, pasi që aktuali nuk po u mjafton as për barna.

Sipas tyre një pension nën 500 […] Pensionistët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me nivelin e pensioneve, duke thënë se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës, raporton Ekonomia Online. Ata thanë se pensionet duhet të rriten, pasi që aktuali nuk po u mjafton as për barna. Sipas tyre një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale.

Pensionisti Bislim Ademi, tha për Ekonomia Online se pensionet janë shumë të dobëta. “Shumë pak, pensionet të dobëta janë. E kanë folë që kanë me i dhënë më shumë, po tybe spo di, a çfarë kanë be. Jo.

Kjo ma shumë, na dhanë diçka akrabaja a dikush dikush, s’na lajnë me hjekë, pensioni nuk del veç për barna, po për ndonjë kafe diku, se kurgjo hiq”, ka thënë ai. Ademi thotë se pensioni duhet të jetë së paku 500 euro. ‘Moti e kanë folë që ka me pasë rritje, po kurgjo ajo spo s’bëhet, kurgjo spo na rritin.

Nashta inshallah i rritin pensionin, askush s’flet për ta. Po pensioni së paku pensioni 500 euro, së paku po deri në 500 euro me na i dhënë, veç me kanë që realizohet”, tha ai. Ndërsa, pensionisti tjetër Isuf Islami deklaroi se pensioni nuk është i mjaftueshëm për të përballuar shpenzimet, duke shtuar se një pension që është më pak se 500 euro i përngjan ndihmës sociale.

“O po pensioni nuk mjafton po duhet me, familja, fëmijët plotësohet, përndryshe duhet me kursye. Unë relativisht mirë e kam pensionin, por megjithatë, zhvleftësimi po bën të veten edhe nuk del, nuk mjafton. Sigurisht që do duhej, po. Është një obligim ligjor çdo vit me pasë ndryshime, po këtu po flasin para fushatave zakonisht, po mbrapa pastaj po i harrojnë.

Po shiko, më pak se 500 euro, atëherë është më shumë i përngjan ndihmës sociale. 500 euro e më shumë aty ku ku ka mundësi, për shembull. Veç unë kisha thënë diku minimum 500 euro me qenë”, u shpreh ai. Kurse, pensionisti Muharrem Zaverrqa, thotë pensionet duhet të ngriten me patjetër. “Për një person po ia dalin disi, për dy e më tepër nuk mjaftojnë.

Po dalin disi sipas nevojave. Ngritje duhet patjetër, po po presim deri sa të krijohen kushtet e volitshme. Po diku ka 500 euro kish mund me bë me ekzistu mesatarisht, as mirë, as keq”, tha ai. Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërkaq pensioni kontributpagues sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht shkallës së arsimimit.

Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Ekonomia Online

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara