Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe bllokada institucionale kanë ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e fondeve dhe projekteve të rëndësishme për Kosovën, derisa vendet e rajonit kanë përfituar nga këto mjete.
Rafuna tha se vendi fillimisht humbi një […] Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe bllokada institucionale kanë ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e fondeve dhe projekteve të rëndësishme për Kosovën, derisa vendet e rajonit kanë përfituar nga këto mjete.
Rafuna tha se vendi fillimisht humbi një pjesë të fondeve për shkak të masave sanksionuese, ndërsa tani kemi humbur edhe mjete të tjera nga Plani i Rritjes, pasi nuk janë përmbushur reformat e kërkuara brenda afatit. “Po, kanë ndikuar shumë, për shkak se ne nuk kemi arritur që t’i marrim fondet të cilat kanë qenë të parapara për Kosovën.
Së pari kishim masat ndëshkuese, ku humbëm prej disa fondeve një pjesën tonë, që vendet e rajonit i morën të gjitha, ndërsa Kosova nuk i ka marrë, për shkak që ishim nën masa sanksionuese.
Kurse tani kemi sfidën më të madhe me Planin e Rritjes, ku sipas të gjitha gjasave një shumë goxha të madhe do ta humbim, ose thuajse e kemi humbur, se e kemi pasur afatin deri më 30 qershor që ta dorëzojmë raportin edhe të dëshmojmë që i kemi bërë reformat, ku nuk janë arritur që të bëhen reformat qysh është kërkuar me Planin e Rritjes, edhe këtu ne do të humbim një shumë.
Kështu që, gjersa Kosova humb, vendet e rajonit përfitojnë, për shkak se këto mjete nuk do të kthehen në Bruksel, ose nuk do të na presin ne si Kosovë derisa ne t’i plotësojmë kushtet, mirëpo do t’u shpërndahen vendeve të cilat kanë ecur shumë shpejt në reforma”, tha ai, për Ekonomia Online.
Ai bëri të ditur se disa projekte tashmë janë humbur ose kanë mbetur të pezulluara. “Po, ka disa projekte, janë ka projekte të ndryshme, domethënë prekin në infrastrukturë, te ujërat e zeza, projekte të hekurudhave, të digjitalizimit, e kështu me radhë. Që ndër vite i kemi humbur ose janë pezull”, tha Rafuna për EO.
Ai shtoi se në shumë sektorë hapësira për reforma, por se kjo nuk po ndodhë shkaku i bllokadës institucionale. “Po ne nuk po kemi, si të them, bizneset tona janë duke u përballur që nuk po ka investime, qofshin publike apo investime të huaja.
Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Ekonomia Online
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë
Lajme
Përparim Rama me kritika të ashpra për Qeverinë: Izolimi, sanksionet dhe humbja e fondeve po e dëmtojnë Kosovën
Lajme
Rama me kritika të ashpra pas mbylljes së “Vitës”: Kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh
Lajme
Ngjarjet e datës 3 korrik
Lajme
Përparim Rama ‘shpërthen’ ndaj Albin Kurtit: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash (Epoka e Re)
Lajme
“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna”, pensionistët: Një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale

