Rama me kritika të ashpra pas mbylljes së “Vitës”: Kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”, duke ia atribuar këtë zhvillim politikave të Qeverisë së Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me partnerët ndërkombëtarë. Në një reagim publik, Rama tha se qytetarët po përballen me pasojat e qeverisjes aktuale, transmeton lajmi.net.
“Ky është bilanci i një politike që… Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”, duke ia atribuar këtë zhvillim politikave të Qeverisë së Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me partnerët ndërkombëtarë. Në një reagim publik, Rama tha se qytetarët po përballen me pasojat e qeverisjes aktuale, transmeton lajmi.net.
“Ky është bilanci i një politike që u shit si ‘patriotike’, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës. Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Kosova mbetet jashtë. Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë”, ka shkruar Rama.
Ai u ndal edhe te rasti i qumështores “Vita”, duke thënë se pasojat po i bartin punëtorët, fermerët dhe bizneset. “E kur flasim për pasojat, sot e pagoi fabrika e qumështit ‘Vita’. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?”, është shprehur ai.
Rama tha se Kosova po humb investime dhe vende pune, ndërsa kritikoi edhe qasjen e qeverisë ndaj zhvillimit ekonomik. “Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi për të jetuar me punën e tyre”, deklaroi Rama.
Në fund të reagimit të tij, kryetari i Prishtinës e cilësoi situatën si pasojë të një qeverisjeje që, sipas tij, është “autokrate, e paaftë dhe papunëtore”, duke e përmbyllur mesazhin me fjalën: “Mjerim!”./lajmi.net/ https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/pfbid0226NWcFeFDcbS6nypGb2oHrpDRCyPaQ3K9WS9ATybZDTPQRRT5kpyJtxn66aUxKNZl
Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Lajmi.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë
Lajme
Përparim Rama me kritika të ashpra për Qeverinë: Izolimi, sanksionet dhe humbja e fondeve po e dëmtojnë Kosovën
Lajme
Ngjarjet e datës 3 korrik
Lajme
Përparim Rama ‘shpërthen’ ndaj Albin Kurtit: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash (Epoka e Re)
Lajme
Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente
Lajme
“Pensionet nuk mjaftojnë as për barna”, pensionistët: Një pension nën 500 euro i ngjan ndihmës sociale

