Përparim Rama me kritika të ashpra për Qeverinë: Izolimi, sanksionet dhe humbja e fondeve po e dëmtojnë Kosovën
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se Kosova po përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe ndërkombëtare si rezultat i politikave të ndjekura.
Rama ka deklaruar se vendi po përjeton “izolim, sanksione dhe humbje fondesh”, duke theksuar se sipas tij, kjo situatë po reflektohet drejtpërdrejt në […] <p>The post Përparim Rama me kritika të ashpra për Qeverinë: Izolimi, sanksionet dhe humbja e fondeve po e dëmtojnë Kosovën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p> Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se Kosova po përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe ndërkombëtare si rezultat i politikave të ndjekura.
Rama ka deklaruar se vendi po përjeton “izolim, sanksione dhe humbje fondesh”, duke theksuar se sipas tij, kjo situatë po reflektohet drejtpërdrejt në ekonomi dhe në sektorin privat. Ai ka përmendur edhe rastin e fundit të qumështores “Vita”, duke thënë se po mbyllen biznese dhe po dëmtohen punëtorë e fermerë. “Izolim. Sanksione. Humbje fondesh. Mbyllje fabrikash.
Ky është bilanci i një politike që u shit si ‘patriotike’, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Rama. Sipas tij, Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt vendeve të rajonit, ndërsa Kosova po mbetet jashtë tyre, për shkak të masave dhe raporteve të tensionuara me partnerët ndërkombëtarë. “Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Kosova mbetet jashtë. Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë”, ka shtuar ai. Rama ka thënë se pasojat e kësaj politike po ndihen në ekonomi, duke paralajmëruar për mbyllje biznesesh dhe humbje vendesh pune. “Sot po shohim biznese që mbyllen.
Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian… Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit”, është shprehur ai. Ai ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur projektin e gazit dhe marrëdhëniet me SHBA-në. “Amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: ‘Ne kemi ide më të mirë’”, ka deklaruar Rama.
Në fund të reagimit të tij, Rama e ka cilësuar situatën si “alarmuese” dhe ka thënë se Kosova po i kthen shpinën aleatëve dhe qytetarëve të saj. “Kjo është fatkeqësia që po e jeton Kosova… Mjerim!”, ka përfunduar ai.
https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/pfbid0226NWcFeFDcbS6nypGb2oHrpDRCyPaQ3K9WS9ATybZDTPQRRT5kpyJtxn66aUxKNZl <p>The post Përparim Rama me kritika të ashpra për Qeverinë: Izolimi, sanksionet dhe humbja e fondeve po e dëmtojnë Kosovën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>
Sipas informacioneve te publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Gazeta Online Reporteri.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Spanja forcon rregullat për përdorimin e skuterave elektrik (Geek Room)
Lajme
“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët (Epoka e Re)
Lajme
Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona (Epoka e Re)
Lajme
Këto vende mbesin pa rrymë sot (SyriV TV)
Lajme
Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë
Lajme
Rama me kritika të ashpra pas mbylljes së “Vitës”: Kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh

