Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë

Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë

Shqipëria nuk mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me një grup pensionistësh, pas shpërndarjes së bonusit. Sipas kryeministrit, zhvillimi ekonomik i vendit varet nga aftësia për të tërhequr kapital dhe projekte strategjike. “Shqipëria nuk mundet t’i konsiderojë investimet e huaja kërcënim për sovranitetin.

Patriotizëm nuk… Shqipëria nuk mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me një grup pensionistësh, pas shpërndarjes së bonusit. Sipas kryeministrit, zhvillimi ekonomik i vendit varet nga aftësia për të tërhequr kapital dhe projekte strategjike. “Shqipëria nuk mundet t’i konsiderojë investimet e huaja kërcënim për sovranitetin.

Patriotizëm nuk është të refuzosh financimet e huaja, por të rrisësh kapacitete ekonomike. Nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, Shqipëria do të bjeri në një tjetër hendek, në atë që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk duhet të mbështetet vetëm te turizmi masiv, pasi kjo do ta çonte vendin në të njëjtën situatë me shtete që kanë mbetur peng i këtij modeli. Sipas tij, turizmi masiv ka ndihmuar në promovimin e vendit, por sjell edhe kosto për infrastrukturën, menaxhimin e mbetjeve dhe shërbimet publike.

“Turizmi masiv na ka dhënë një dorë të jashtëzakonshme për të hapur fjalën që ky është një vend ku ja vlen të vish, por turizmi masiv vjen edhe me probleme që fillojnë nga rritja e stresit të sistemit për të mbledhur plehra dhe përpunuar mbetje, te stresi që krijohet në të gjithë infrastrukturën dhe te fakti që e gjithë energjia që vihet në dispozicion për të përballuar këtë fluks, nuk përkthehet në efektivitete të ardhurash.

Vijnë shumë njerëz dhe konsumojnë pak, ne na duhen më pak njerëz dhe të lënë më shumë para këtu, por për këtë na duhen struktura mikpritëse të një niveli tjetër”, theksoi ai. Teksa debatet mbi planin për investimin në Zvërnec vijojnë, Rama i konsideroi resortet turistike të luksit si motor zhvillimi për ekonominë vendase.

Ai hodhi poshtë pretendimet se këto investime përfitojnë vetëm turistët e huaj, duke theksuar se ato krijojnë zinxhir ekonomik për fermerët, peshkatarët, transportin dhe prodhuesit vendas. Sipas tij, një investim prej 4 miliardë eurosh në një ekonomi prej 27 miliardë eurosh është transformues dhe krijon besim për investitorë të tjerë.

Kryeministri u ndal edhe te mbrojtja e mjedisit, duke theksuar se zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me ruajtjen e natyrës.

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara