Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Rizvanolli: Qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje, çmimet janë pesëfishuar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje.

Rizvanolli në diskutimin “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë ka shtuar se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar

Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilësn secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, tha Rizvanolli.

Sipas saj, moskursimi i energjisë do të thotë rritje e tarifave të saj.

“Në këtë kontekst është më rëndësi që qytetarët të janë të vetëdijesuar dhe të kursejnë energjinë elektrike aq më shumë që është e mundur. Moskursimi i energjisë do të thotë aq më shumë do të kursejmë energji elektrike gjatë dimrit, që mund të përbëj rrezik edhe për mundësitë e furnizimit, mirëpo mund të dërgoj edhe rritjen e tarifave pas muajit prill [2022]”, ka shtuar ajo.

Rizvanolli ka treguar se sistemet e ngrohjes aktualisht mbulojnë vetëm rreth 5 për qind të nevojave.

“Çështja e ngrohjes është e rëndësisë së madhe dhe duke pasur parasysh se një pjesë e konsumit të energjisë apo 34 për qind shkon për ngrohje dhe kjo është kyçe për adresimin e saj sidomos gjatë dimrit. Ka implikime serioze edhe për kapacitetet tona gjeneruese. Nëse ne arrijmë që ngrohjen ta adresojmë përmes burimeve të tjera, atëherë kjo do të thotë që kthimet në kapacitetet gjeneruese kanë nevojë të janë më të vogla. Aktualisht sistemet e ngrohjes mbulojnë vetëm rreth 5 për qind të nevojave”, ka treguar Rizvanolli.

Në fund, ajo ka theksuar se, një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk mund ta mbajnë të ngrohur shtëpinë.

Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk mund ta mbajnë të ngrohur shtëpinë. Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës që ta kuptojnë që në Evropë dhe në botë, tani po ndikon edhe në vendin tonë, është duke ndodhur një krizë energjetike”, ka përfunduar ajo.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara